MAPL financon projekte kapitale në Hani të Elezit
Prishtinë, 7 shkurt - Zëvendësministri Gecaj dhe Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për zbatimin e projektit Ndërtimi dhe rregullimi i përroskës në lagjen e re - Hani i Elezit.
Në kuadër të mbështetjes financiare për komunat, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, do të vazhdojë nënshkrimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit edhe me komunat tjera të Kosovës.
Projektet e financuara nga MAPL, janë të orientuara në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ndriçimin publik, platformën për ofrimin e informacioneve mbi lokacionet turistike, ndërtimin e fushave sportive, dhe projekte të tjera me interes për Komunat dhe qytetarët.