MAP financon projekte për Komuna në vlerë 4.9 milion euro
Prishtinë, 22 prill - Në kuadër të mbështetjes financiare për Komunat e Kosovës, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projekteve me komunat: Gjilan, Istog, Mitrovicë, Rahovec, Prishtinë, Skenderaj, Partesh, Suhareke dhe Gracanicë.
Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se kjo është një nismë e mirë që bashkërisht me komunat të implementohen projekte në të mirë të qytetarëve.
Kjo është një nismë e mirë që bashkërisht me komunat të fillojmë një punë të mbarë dhe të realizojmë projekte me interes për qytetarët tha Zëvendëskryeministri Kosovës, Slobodan Petrovic.
Në takim ishin të pranishëm Kryetarët e komunave që njëherit falënderuar Zëvendëskryeministrin Petrovic për mbështetjen që u ka ofruar Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në implementimin e projekteve.
Projektet e nënshkruara nga Zëvendëskryeministri Petrovic dhe Kryetarët e Komuna, u dedikohen komunave në ndërtimin dhe re-novimin e objekteve komunale, ri-ndërtimin dhe meremetimin e 10 shtëpive të djegura në Veri të Mitrovicës dhe projekte që kanë të bëjnë në zhvillimin e infrastrukturës.