MAP e gatshme t’i zgjidh kërkesat e punëtorëve
Prishtinë, 28 shtator - Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka pritur kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Judikaturës së Kosovës Allan Rusinovci, me bashkëpunëtorë.
Në këtë takim ministri Yagcilar dhe krye sindikalisti i SPJ-së, Rusinovci, biseduan për kërkesat e të punësuarve në gjykata dhe prokurori, por edhe për funksionimin e Pallatit të Drejtësisë.
Ministri Yagcilar, u shpreh mirënjohës për vizitën dhe informatat e sindikalistëve për çështjet e lartcekura, duke siguruar përfaqësuesit e kësaj sindikate se Ministria e Administratës Publike mbetet e përkushtuar në përmbushjen e kërkesave të parashtrua, por edhe për ato për evitimin dhe e vështirësive, që punëtoret hasin herë pas here në Pallatin e Drejtësisë.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Judikaturës së Kosovës, Rusinovci, duke uruar ministrin Yagcilar, në riemërimin e tij në postin e ministrit të MAP-it, falënderoi për gatishmërinë e treguar për bashkëpunim me Sindikatën.
Palët u në takim u dakorduan se do të bashkëpunojnë në realizimin e të drejtave të punëtorëve sindikalë.