MAP bën promovimin e punësimit elektronik
Prishtinë, 31 gusht - Në ndërtesën e re të Qeverisë, Departamenti i e-Qeverisjes dhe Proceseve Administrative (DeQPA) në Ministrinë e Administratës Publike, sot bën promovimin e Projektit për punësimin elektronik (e-Punësimi) në administratën publike.
Punësimi elektronik (e-Punësimi) automatizon proceset e administratës publike në tërë procesin e punësimit, që nga publikimi i konkurseve e deri në fazën finale të kontratës së të punësuarit.
Me këtë projekt DeQPA vazhdon me implementimin e Strategjisë së e-Qeverisjes dhe Planit të Veprimit, të aprovuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.