Malta voton për rritjen e fondit të shpëtimit të euros
Valletta, 11 tetor - Si vendi i parafundit i 17 shteteve Malta miratoi zgjerimin e ombrellës së planifikuar për shpëtimin e euros.
Parlamenti i shtetit të vogël-ishull votoi në Valletta njëzëri për ngritjen e vëllimit efektiv të kredive në 440 miliardë euro.
Me këtë Malta dëshmon detyrimin e saj për stabilitetin financiar evropian, tha ministri i Financave Tonio Fenech. Tani mungon vetëm Sllovakia.
Kryeministrja e koalicionit katërpartiak në Bratislavë, Iveta Radicova, kërcënoi me dorëheqje në rast se parlamenti e refuzon zgjerimin e fondit këtë të martë.
Brenda qeverisë së qendrës së djathtë reforma është shumë e diskutueshme dhe fraksionet e qeverisë kanë në parlament vetëm një shumicë të ngushtë.
Për zgjerimin e ombrellës së shpëtimit, me të cilën ndihmohen shtete të zhytura thellë në hua si Greqia apo Portugalia, nevojitet miratimi i të gjitha vendeve të eurozonës.