17 Nëntor 2024

Maloku reagon ndaj deputetëve llafazanë

Prishtinë, 20 janar -  Anëtari i Kryesisë së AKR-së, Naim Maloku, ka reaguar ndaj disa deputetëve të cilët vazhdojnë të flasin për “Trepçë”-n, e të cilët, sipas tij, në mandatin e kaluar nuk e votuan ligjin për këtë ndërmarrje, duke u frikësuar se atë do ta merrte lideri i partisë së tij, Behgjet Pacolli.

“Të njëjtit deputetë e të njëjtave parti që në mandatin e kaluar nuk e votuan Ligjin për ‘Trepçë’-n duke thënë se: ‘po do Behgjet Pacolli me e marrë ‘Trepçë’-n’, tani pasi i njëjti ligj nuk kaloi për shkak se Lista Serbe e kundërshtoi po thonë: ‘Vuçiqi nuk e lejoi’. Nuk po habitem që këta, deputetë pra, janë këta që janë, por po më vjen inati qysh po mendojnë se po ju besojmë në atë që tani thonë dhe që kemi harruar se çka atëherë kanë thënë”, ka shkruar Maloku në profilin e tij në “Facebook”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)