16 Nëntor 2024

Mali i Zi përshëndet pranimin e Kosovës në Eurochambers

Prishtinë, 22 tetor - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu në margjinat e Forumit investiv të odave ekonomike të regjionit i cili mbahet në Budvë të Malit të Zi është pritur nga presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe kryeministri Millo Gjukanoviq të cilët ia kanë uruar pranimin e OEK-ut në Eurochambers.

Me këtë rast kryetari Gërxhaliu është angazhuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve dhe ka kërkuar përkrahjen e kryetarit dhe kryeministrit të Malit të Zi për forcimin e iniciativave regjionale të bashkëpunimit të odave ekonomike, siç është konkretisht Forumi investiv i odave ekonomike të regjionit.

Kreu i OEK-ut ka kërkuar që të gjitha vendet e regjionit të bëjnë më shumë në drejtim të krijimit të kushteve sa më të mira te të bërit biznes dhe për barazi të investitorëve të brendshëm dhe të jashtëm.

Gërxhaliu ka marr premtime dhe përkrahje për iniciativat të cilat qojnë drejtë bashkëpunimit më të thellë dhe gjithanshëm të odave ekonomike të regjionit dhe angazhimin konkret të liderëve institucional të Malit të Zi për krijimin e kushteve që pavarësisht se nga vijnë bizneset të kanë tretman të barabartë.

Ndryshe në mbledhjen konstitutive të Forumit investiv të odave ekonomike Koosva është anëtare me të drejtat e barabarta ndërsa kryetari Gërxhaliu anëtar i këshillit drejtues.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)