Mal i Zi, rriten të ardhurat për 4.6 për qind
Podgoricë, 7 shtator - Të ardhurat në buxhetin e Malit të Zi u rritën me 4.6 për qind në rang vjetor në 118 milionë euro, deklaroi ministria e financave.
Përmirësimi i të ardhurave në buxhet i atribuohet kryesisht masave të marra nga qeveria për të luftuar ekonominë gri ose informale, dhe implementimi me sukses i masave nga ekipi i monitorimit në luftën kundër ekonomisë gri, të kryesuar nga ministri i Financave, Milorad Katnic.
Aksioni i kësaj task-force u përqendrua në intensifikimin e inspektimeve, në forcimin e disiplinës fiskale dhe mbledhjen e taksave.