16 Janar 2025

Makau me rritjen me të madhe në vitin 2013

Londër, 4 dhjetor - Bota la pas një nga vitet më të vështira për ekonominë në dekadat e fundit me shpresën se 2013-a do të jetë më i mirë.

Por kjo nuk do të jetë e vërtetë për të gjithë. Disa vende, kryesisht në Azi përjetojnë bum ekonomik, të tjerë në Europë mbeten në kthetrat e krizës dhe spiralen negative të rënies ekonomike. Sipas "The Economist" lista  e ekonomive me rritjen me të madhe në vitin 2013 kryesohet nga Makau.

Prodhimi në shtetin e vogël aziatik pritet të rritet me 14 për qind si pasojë e investimeve të reja në kazino dhe bumit të turistëve kinez.

Në vendin e dytë është Mongolia edhe kjo me rritje dyshifrore dhe sërish falë Kinës dhe investimeve të saj në sektorin minerar. Vetë ekonomia kineze, pritet të rritet me mbi 8 për qind këtë vit, ndërsa lista e 10 vendeve me rritjen më të shpejtë ekonomike mbyllet nga Mozambiku.

Ekonomi me rritje të shpejta në Azi dhe Afrikë, krizë në Europë. Shumica e vendeve të zhvilluara të Europës do të mbeten në recesion edhe në 2013-ën. Lista kryesohet nga fqinji ynë jugor.

Tragjedia ekonomike e Greqisë, tashmë në vitin e pesë të saj vijon të tkurr të ardhurat e fqinjëve tanë këtë vit me rreth 5 për qind sipas the economist. Në vendin e dytë është Portugalia ku prodhimi vlerësohet se do të bjerë me rreth 2.8 për qind dhe më pas Spanja.

Lista mbyllet me Kroacinë, edhe kjo në recesion ndonëse me ritme më të zbutura. Eurozona do të mbetet epiqendra e krizës, që tashmë ka infektuar edhe ekonomitë periferike, sidomos të Ballkanit.

Shqipëria, para krizës një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë, po përjeton një ngadalësim dramatik në ritmet e zhvillimit. Në 2012, FMN-së dhe Banka Botërore vlerësojnë se prodhimi është rritur nën 1 për qind, ndërsa për këtë vit vlerësimet luhaten nga 1 në 1.5 për qind.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)