16 Nëntor 2024

Mafiozët e ish-qeverisë 'Thaçi' shantazhuan kompaninë gjermane

Prishtinë, 9 qershor - "Në delegacionin e kompanisë gjermane "Draxlmaier' ka qenë dhe një shqiptar, Reshit Shendolli, i cili kishte shumë vite në Gjermani dhe punonte edhe si përkthyes. Ne e kemi numrin e telefonit të tij dhe e thërrasim, e pyesim dhe ai na pohon se ishte e vërtetë që 'Draxlmaier' kishte hapur një repart në Prokupje.

E pyesim se çfarë ndodhi në Kosovë dhe ai u përgjigj duke na thënë se sa të keni një qeveri me njerëz të tillë nuk ju vjen askush\", tregon Reshat Perjuci, drejtori i Fabrikës së Amortizatorëve nga periudha 2005-2010

Që në vitin 2007 kompania gjermane \'Draxlmaier\' ishte e interesuar për blerë Fabrikën e Amortizatorëve, me qëllim që jo vetëm të shtojë prodhimin, por të rrisë dhe numrin e punonjësve, nisur nga fakti se bëhej fjalë për një fabrikë lidere në Ballkan që prodhonte amortizatorë për makina dhe orendi shtëpiake, por edhe municione luftarake.

Mirëpo, pavarësisht përpjekjeve, \'Draxlmaier\' nuk arriti dot ta realizonte qëllimin e tij, pasi, siç shprehen ish- punonjësit, kompanisë në fjalë iu kërkuan para për të realizuar blerjen e fabrikës.

Vetëm dy vite, konkretisht në vitin 2010, e njëjta fabrikë iu dha kompanisë \'Devoll Group\', që sipas ish-punonjësve privatizimi ka kaluar me shumë parregullsi, pasi kompania e fuqishme nga Peja kishte dalë fituese në tenderin e AKP-së, ndërkohë që ishin shkelur rregullat e privatizimit. Ish-punonjësit, të cilët kanë ngritur zërin kundër këtij krimi të rëndë ekonomik, risjellin në vëmendje bisedimet që janë bërë me kompaninë gjermane \'Draxlmaier\', tërheqjen e saj nga Kosova dhe zyrtarët që ndikuan në këtë proces.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)