Lypsaria, kërcënim i sigurisë në shoqëri
Prishtinë, 30 janar - Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe AKTIV organizuan konferencën në Prishtinë për të publikuar raportin: Lypsaria dhe kërcënimi i sigurisë në shoqëri nga ky fenomen, me të gjeturat kryesore ga takimet me qytetarë dhe nga hulumtimi i realizuar në terren.
Në dhjetor 2013, organizatat FIQ dhe AKTIV, në bashkëpunim me organizatat joqeveritare partnere nga komunat Graçanicë, Mamushë, Partesh, Pejë, Prishtinë, Ferizaj dhe Zveçan, mblodhën grupe të ndryshme qytetarë për të diskutuar çështjen e lypsarisë në Kosovë and ndikimin e saj në sigurinë e njerëzve.
Konkluzionet dhe rekomandimet e mëposhtme do të ndahen me institucione dhe akterët lokal,,vendor dhe ndërkombëtar dhe do të përdoren nga OJQ-të për aktivitete avokuese, si dhe për të promovuar dialogun në mes të OJQ-ve dhe institucioneve përgjegjëse në politikat e sigurisë dhe vendimmarrjes:
Kerkohet nderveprim institucional si dhe mekanizma efikas te zbatimit te ligjeve dhe strategjive perkatese.
Eshte bere pune nga qendrat per pune sociale, Policia e Kosoves dhe organizata nderkombetare pasi qe jane prezantuar shume aksione, vezhgime dhe statistika, megjthate kerkohet trajtim social i fenomenit ku nje fond special do te duhej te krijohet per QPS-te qe punojne me familjet te perfshira ne lypsari.
Per me teper, nje bashkepunim me i madh ndershtetror mes Republikes se Kosoves dhe Shqiperise eshte i nevojshem per te trajtuar kete ceshtje ne thelb.
Aspekti i sigurise i ketij fenomeni eshte evident pasi qe ka indikacione te veprimeve te krimit te organizuar me personal qe merren me lypsari ne baza ditore, gje qe do duhej te ngritet nje hetim per keto raste nga organet kompetnte sic jane: Policia e Kosoves dhe prokuroria.