LVV mobilziohet në mbledhjen e ndihmave për familjet e prekura në Shqipëri
Prishtinë, 26 nëntor - Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka deklaruar se pasi që tërmetet e mbrëmshme në Shqipëri kanë tronditur vendin, me ngushëllimet për të gjithë familjet e viktimave dhe në mbështetje të të lënduarve e familjeve të mbetura pa strehë, po mobilizohemi për të ndihmuar.
LVV ka filluar me organzimin e tri pikave grumbullimi, në zyrat e Lëvizjes në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, për grumbullimin e ndihmave siç janë ushqimi i paketuar, rrobat të ngrohta për çfarëdo moshe, batanije e shtroje, barna (paracetamol dhe vitamina).
Pas grumbullimit do të transportohen në Shqipëri në kordinimet me Emergjencat Civile.
"Ju jemi shumë mirënjohës për të gjitha ndihmat dhe prej këtij ccasti mund të lajmëroheni për t’i dorëzuar ndihmat tuaja", thekson LVV.
Pikat grumbulluese:
Zyra e LV! në Prishtine
Rr. Kasem Haxhimurati nr. 12
Ne lagjen Arberi/Dragodan
Zyra e LV! në Prizren
Rr. Adem Jashari nr. 104
Ne qender, ngjitur me QMI, afër Shtëpisë së Bardhe
Zyra e LV! në Gjakovë
Rr. Ismail Qemali pn
Te çarshia e vjetër, përballë Rektoratit