16 Maj 2024

Lux-development 100.000 euro MPMS për trajnime dhe aftësime

Prishtinë, 27 dhjetor - Edhe për vitin 2012, Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiq ka premtuar se do vazhdoj të angazhohet për të kontribuar në avancimin e shoqërisë kosovare në një shoqëri konkurrente nëpërmjet trajnimeve profesionale.

Ministri Rashiq në takimin që pati sot me përfaqësuesin regjional për Ballkanin të Lux-Development, Max Glesner diskutuan mundësinë e bashkëpunimit për vitin e ardhshëm dhe bashkëfinancimin e MPMS-së dhe Lux-Development në një fond të vetëm që i dedikohet trajnimeve dhe aftësimeve profesionale.

Këto trajnime profesionale për punëkërkuesit të cilat janë të regjistruar në qendrat dhe zyrat komunale të punësimit do t’i përgatisin ata profesionalisht për tregun e punës.

Vlera e parave që Lux-development do të jap për këtë sferë arrin shumën prej 100.000. 00 euro.

Ministri Rashiq falënderoj përfaqësuesin e LUX-Development për ndihmën dhe kontributin që ata kanë dhënë dhe që po vazhdojnë të japin për projekte të ndryshme në ngritjen e kapaciteteve në aspektin e sistemeve të trajnimit dhe mundësive reale për aftësime profesionale duke thënë kështu se MPMS do të jetë e gatshme çdo herë për bashkëpunim të ngushtë me partnerët relevant që ndihmojnë për zhvillim të mëtejmë të aktiviteteve të ndryshme që janë në të mirë të qytetarëve.

Në bazë të analizës së tregut të punës, trajnimet të cilat zhvillohen janë kryesisht nga fusha e shërbimeve për ngritje profesionale, edukim, arsimim, në programe të ndryshme të administrim biznesit, kontabilitet e financa, menaxhment e shumë trajnime tjera kohëshkurtra, varësisht sipas nevojës dhe aty ku ka kërkesa më të mëdha.

Rezultat i këtyre trajnimeve është se vitin e kaluar një pjesë e madhe e personave të cilët kanë ndjekur trajnime të ndryshme profesionale kanë gjetur punë menjëherë pas përfundimit të trajnimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)