02 Nëntor 2024

Lumezi dhe Ambasadori Lebet diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Prishtinë, 28 shkurt - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka zhvilluar një takim pune me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean - Hubert Lebet.

Kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar Ambasadorin Lebet me të arriturat dhe sfidat gjatë vitit të kaluar, si dhe për planet dhe objektivat e Prokurorit të Shtetit për vitin 2020 në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Në këtë kontekst, Kryeprokurori i Shtetit ka deklaruar faktin se, thelbësore për arritjen e këtyre objektivave është edhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar, të cilët në forma dhe me projekte të ndryshme janë duke kontribuar në konsolidimin e institucioneve të drejtësisë. 

Ndërsa, Ambasadori i Zvicrës ka shprehur vlerësimin dhe mbështetjen e tij për Prokurorin e Shtetit në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe ligjore.

Të dy bashkëbiseduesit e kanë vlerësuar si të shkëlqyer bashkëpunimin e deritanishëm në mes institucionit të Prokurorit të Shtetit, Ambasadës së Zvicrës në Kosovë dhe institucioneve të drejtësisë në Zvicër, me ç’rast konfirmuan vullnetin dhe gatishmërinë e dyanshme për ta avancuar edhe më tej këtë bashkëpunim, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Në fund të takimit, Kryeprokurori Lumezi ka shprehur falënderim për shtetin e Zvicrës, duke e çmuar lart ndihmën dhe përkrahjen e dhënë nga Ambasadori Lebet për institucionin e Prokurorit të Shtetit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)