16 Nëntor 2024

Lulëzon korrupsioni, s’ka kush ta luftojë

Prishtinë, 17 gusht - Institucionet më të korruptuara në Kosovë mbeten Qeveria, gjyqësori, komunat dhe ndërmarrjet publike. Ndërkaq, më së shumti të korruptuara janë Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit dhe KEK-u, pasi në këto dikastere ka tenderë të mëdhenj.

Kështu ka vlerësuar drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, në intervistën për “KPress”. Sipas tij, te pushteti, te gjyqësori, nuk ka llogaridhënie dhe nuk ka transparencë.

Ai mendon se po iu mungon kuraja edhe prokurorëve, por edhe fuqia e guximi profesional i gjyqtarëve, që të trajtojnë këto raste korruptive.

Preteni vazhdon me retorikën e njëjtë, thotë se flitet shumë për korrupsionin, hetohet pak, por s’po gjykohet fare. Me gjithë insistimin, Preteni nuk ka treguar emrat e atyre zyrtarëve publikë që pretendohet se janë të korruptuar.

“Në baza ditore i pranojmë informacionet e ndryshme për dyshimet për korrupsion, por mbetet konstatimi i njëjtë ende se flitet shumë për korrupsionin, hetohet pak, por s’gjykohet fare. Te pjesa e luftimit po na mbetet ajo pjesa që t\'i trajtojmë rastet e mosdeklarimit të pasurisë dhe lista e këtyre zyrtarëve që nuk e deklaruan pasurinë. Edhe ajo është bërë publike dhe kundër të gjithëve kemi ushtruar kallëzime penale. Tani jemi në fazën e kontrollit të plotë të formularëve, se kush kontrollohet edhe ajo listë është publike, e cila është bërë me hedhje të shortit diku rreth 800 zyrtarë apo formularë janë duke u kontrolluar”, tha Preteni.

Por, sipas tij, po iu mungon ligji antimafia për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë.

I pari i AKK-së tha se janë në fazën e kontrollit dhe janë diku 800 zyrtarë që, sipas tij, herët është të flitet tani se cilat janë të arriturat.

“Për vitin e kaluar kemi pasur më shumë se 25 raste të deklarimit të rrejshëm, mospërputhje mes të dhënave që ne i kemi siguruar dhe deklarimit të pasurisë së këtyre zyrtarëve. Tani jemi në fazën e kontrollit dhe janë diku 800 zyrtarë... Sapo kemi filluar këtë ta bëjmë.... Përsëris qëndrimin dhe konstatimin tonë se gjykatat nuk janë duke i dënuar ashtu si duhet”, tha Preteni.

Nga 1 janari i vitit 2013 mosdeklarimi pasurisë dhe deklarimi i rrejshëm tani trajtohet si vepër penale dhe është dashur të dënohet me burg. Ai ka shtuar se dënimet më të fuqishme kanë qenë kur s’ka qenë mosdeklarimi, deklarimi i rrejshëm nuk ka qenë si vepër penale, por si shkelje administrative.

Sipas Pretenit, dënimet kanë qenë në atë kohë më të fuqishme se tani. Preteni tha se janë dy-trembëdhjetë aktgjykime, janë dërguar 96 raste për mosdeklarim dhe deklarim të rrejshëm. Janë trajtuar vetëm 12 raste.

Dënimet, sipas Pretenit kanë qenë kushtimisht qesharake, kanë qenë më të ulëta se me ligjin që ka qenë ose është sanksionuar më herët ligji për deklarimin e pasurisë.

“Një prej definicioneve të korrupsionit është edhe mungesa e llogaridhënies dhe mungesa e transparencës. Vlerësoj se te pushteti, te gjyqësori nuk ka llogaridhënie dhe nuk ka transparencë. Unë mendoj se po iu mungon kuraja edhe prokurorëve, por edhe fuqia e guximi profesional i gjyqtarëve që të trajtojnë këto raste... 90 për qind të rasteve janë që i përkasin gjyqësorit. Ju kujtoj që kemi një prokuror, një kryeprokuror të Task-forcës antikorrupsion që janë në burg për korrupsion”, tha Preteni.

Sipas tij, problemi mbetet te tenderët, tek investimet kapitale, ku është mundësia e zyrtarëve të fitojnë shumë dhe shpejt. Ai tha se në Ministrinë e Infrastrukturës, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Arsimit ka më së shumti korrupsion.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)