Luksemburgu vazhdon të ndihmoj Mitrovicën
Kryetari Bahtiri, pasi falënderoj Luksemburgun për ndihmën e vazhdueshëm që i ka dhënë Mitrovicës, i tha ambasadorit Weber se gjendja ekonomiko-sociale në komunë është e rendë, përderisa ajo piltike dhe e sigurisë është gjithnjë e më e relaksuar.
Mitrovica, për shkak të problemeve të sigurisë që i ka pas që nga përfundimi i luftës, ka ngec shumë sa i përket zhvillimit ekonomik, pasi që investitorëte huaj dhe të vendit nuk kishin siguri për investimet e tyre këtu. Kemi bërë shumë ëprpjekje që këtë gjendje ta ndryshojmë për të mirë, gjë që fatmirësisht kemi arritur, prandaj edhe është shtuar interesimi i investitorëve për Mitrovicën. Tani jemi në rrugë të mbarë për të thith investime dhe për të realizuar projekte të ndryshme që do të mundësojnë zhvillim zbutjen e papunësisë dhe probleme tjera sociale, i tha kryetari Bahtiri ambasadorit Webër.
Kryetari Bahtiri dhe ambasadori Weber biseduan edhe për investimet e përbashkëta të komunës dhe qeverisë së Luksemburgut në Mitrovicë, për të cilat u tha se po realizohen me sukses.
Ambasadori Weber tha se ndjehet mirë kur dëgjon që gjendja në Mitrovicë po stabilizohet vazhdimisht. Ai tha se qëllimi i vizitës së tij në Mitrovicë, është bisedimi për vazhdimin e realizimit të projektit që e financon qeveria e Luksemburgut e që është fjala për zgjerimin dhe meremetimin e rrjetit të ujësjellësit në Mitrovicë.
Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë me vazhdimin e fazës së dytë të projektit, për të cilin deri tash janë shpenzuar 4.5 milionë euro gjatë katër viteve të kaluara. Punët janë kryer mirë, ndërsa tani jemi të gatshëm të bëjmë investimet në vijim dhe të shpallim tenderin për këtë, por duhet të bashkërendojmë aktivitetet në këtë drejtim dhe sigurojmë mjetet të dyja palët për të vazhduar, tha ai.
Ambasadori Weber dhe kryetari Bahtiri biseduan edhe për mbështetjen e Ujësjellësit rajonal dhe dhe gjetjen e mundësive për ngritjen kapaciteteve menaxhuese të kësaj kompanie.