28 Prill 2025

Luksemburg ndan 24 milion euro për Kosovën

Luksemburg, 23 prill - Gjatë ditës së dytë të vizitës në Luksemburg, Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Vlora Çitaku takoj Ministren për Bashkëpunim Zhvillimor të Qeverisë së Luksemburgut, znj. Marie-Josee Jacobs.

Takimi ishte poashtu takimi i parë dhe konstitutiv i Komisionit të Nivelit të Lartë të Partneritetit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Luksemburgut.

Gjatë takimit ministrat disktuan mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe diskutuan në menyrë konstruktive dhe të hapur mbi bashkëpunimin zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut.

Pas takimit, Ministrja Çitaku dhe Ministrja Jacobs nënshkruan Marrëveshjen për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Memorandumin e Mirëkuptimit me ç’rast Qeveria e Luksemburgut ka zotuar 24 milion euro asistencë zhvillimore për Kosovën për katër vite të ardhshme. Prioritetet e identifikuara për asistencen zhvillimore janë: shëndetësia, arsimi profesional dhe uji.

Gjatë takimit Ministrja Çitaku, tha se Luksemburgu ka qenë gjithnjë një nga partnerët më të afërt të Kosovës dhe është një nga vendet e para që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

"Nënshkrimi i sotëm i Marrëveshjes për Bashkëpunim Zhvillimor është përkrahje e qartë politike dhe financiare për reformat ekonomike dhe sociale të Kosovës. Poashtu, kjo është marrëveshja e parë zhvillimore që kemi negociuar me partnerë tanë zhvillimor."

"Kjo marrëveshje do të shërben si model për donatorë të tjerë dhe agjencitë zhvillimore. Asistenca financiare do të përdoret për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve për qytetarët e Kosovës në shëndetësi, arsim profesional dhe ujëra. Shprehi falenderimin e Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së Luksemburgut për agjenden zhvillimore të Kosovës”, ka theksuar Çitaku.

Ndërsa, Ministrja Jacobs, tha se ka pasur nderin të pranoj sot Ministren Çitaku, disa ditë pas arritjes së marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Poashtu, Jacobs përgëzoj institucionet e Kosovës për rekomandimin e Komisionit Evropian për fillimin e negociimit të MSA-së me Kosovën.

"Qeveria e Luksemburgut ka mbështetur gjithnjë përspektivën Evropiane të Kosovës dhe në këtë drejtim mbështesim plotësisht rekomandimin e Komisionit Evropian për fillimin e negociatave për MSA. Sa i përket marrëveshjes bilaterale zhvillimore, ne jemi shumë të kënaqur që sektorët e përzgjedhur reflektojnë prioritetet dhe planet e Qeverisë së Kosovës."

"Dëshira jonë për të avancuar marrëveshjen bilaterale relfekton njohjen e pjekurisë së intitucioneve të Republikës së Kosovës dhe partneritetit të Kosovës dhe Luksemburgut. Kjo marrëveshje është arritur në kohën kur Luksemburgu është duke ngritur Zyrën tonë në Prishtinë në nivelin e Ambasadës.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)