15 Nëntor 2024

Luksemburg mbështet zhvillimin e sektorit bankar në Kosovë

Prishtinë, 22 prill - Shoqata e Bankave të Kosoves është vizituar nga përfaqesuesi i Agjencise për transfer të teknologjisë financiarë (ATTF) nga Luksemburg Ben Lyon.

Në këtë takim u diskutua për thellimin e metutjeshem të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve për të ngritur kapacitetet e sektorit bankar në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv i Shoqates së Bankave të Kosoves falenderoi Lyon si dhe shprehu mirënjohjen e sektorit bankar për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Luksemburgut dhe Ambasaden e Luksemburgut në Kosovë për mbështetjen e tyre dhe partneritetin qe po ndërtohet në mes të këtyre institucioneve.

Balija tha qe Luksemburgu është një ndër qendrat financiare më të rëndësishme botërore dhe sistemi bankar në Kosovë mund të përfitoj shumë nga ky bashkëpunim.

Në këtë takim u diskutua edhe mbi proceset integruese të Kosoves në arenen ndërkombëtare financiare dhe mundesitë që ATTF ofron për të përgatitur kapacitetet e sektorit bankar për integrime përfshirë këtu edhe adaptimin e standardeve të Basel-it.

Lyon njoftoj Balija për planet afatgjate t[ ATTF dhe Ministrisë së Luksemburg për rajonin e Ballkanit Perëndimorë në aspektin afatmesem dhe afatgjatë.

Shoqata e Bankave të Kosoves tanime ka realizuar një numer të trajnimeve të nivelit të lartë në bashkëpunim me ATTF dhe ka planifikuar një program trajnimesh për vitin 2016 i cili do të realizohet me mbështetje të bankave komerciale në Kosovë.

Në takim ishte prezent edhe Arben Salihu, Menaxher për trajnime në SHBK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)