17 Nëntor 2024

Luftohen afera me 20 euro, amnistohen zyrtarët milionerë

Prishtinë, 25 nëntor - Në lëndët e korrupsionit, bazuar në aktakuzat e publikuara, vërehet një shmangie totale e Prokurorisë ndaj hetimit të korrupsionit në nivele të larta zyrtare.

Zyrtarët më të lartë të akuzuar për korrupsion janë tek-tuk ndonjë punonjës policie, ndonjë doganier, të cilët dyshohen se kanë marrë ryshfet vendin e punës, duke shfrytëzuar vendin e punës, maksimumi deri në 20 euro, si dhe zyrtarët që nuk e kanë deklaruar pasurinë.

Prokuroria ka publikuar të dhënat antikorrupsion, në të cilat është bërë e ditur se prej nëntorit 2013 deri më 30 shtator 2014, u trajtuan vetëm 971 raste.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)