19 Nëntor 2024

Luftimi i kontrabandës rrit të hyrat buxhetore

Albana Rrahmani

Prishtinë, 15 nëntor - Dogana e Kosovë (DK), Policia e Kosovës (PK) dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në një konferencë të mbajtur të premten në Prishtinë kanë prezantuar punën e grupeve të përbashkëta të angazhuara për luftimin e kontrabandës.

Ibrahim Xhaka nga Dogana e Kosovës, i cili ka prezantuar raportin, ka deklaruar se luftimi i kontrabandës ka rritur inkasimin e taksave për buxhetin e Kosovës dhe deri më tani janë konfiskuar mallra me vlerë rreth 60 mijë euro.

 

“Themelimi i grupit punues ka ndihmuar në veprimet më efikase në të gjitha drejtimet ligjore njëkohësisht, ashtu që të luftohet ekonomia joformale dhe të krijohet një ambient ligjor dhe i sigurt”, ka thënë Xhaka. Sipas tij, mallra më shumë kontrabandohen në rajonin e Mitrovicës.

Ndërkaq Ali Aruqaj nga Policia e Kosovës ka deklaruar se gjatë  kësaj periudhe dymujore janë arrestuar 24 persona si dhe janë bastisur pesë objekte kërkuese, të cilat po kontrabandonin.

 

“Aktualisht 11 prej persona janë në paraburgim. Policia e Kosovës edhe para se të formohet ky grup punues është në terren dhe punon për zbatimin e ligjit për parandalimin e veprave penale. Mirëpo, është paarsyeshme të krijohet ky grup i përbashkët në mënyrë që t'i koordinojmë punët dhe aktivitetet në terren më mirë”, ka deklaruar ai.

Ndërsa Nijazi Asllani nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka thënë se bashkëpunimi në këtë grup në mes të Policisë, Doganës dhe ATK-së ka dhënë rezultate të mira, megjithëse rezultatet nuk kanë munguar as në të shkuarën.

 

“Këto grupe, në kuadër të këtij bashkëpunimi, kanë dhënë rezultate, ngase informacioni dhe komunikimi janë të drejtpërdrejtë. ATK-ja, përveç punës së përbashkët me grupin, kryen edhe aktivitete të përditshme nëpërmjet inspektorëve të kontrollit, vizitave në terren dhe nëpërmjet evidentimit të mallrave pa origjinë”, ka thënë ai.

Asllani ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe janë  evidentuar diku 100 raste të mallrave pa origjinë, me vlerë monetare rreth 200 mijë euro, ndaj të cilave është shqiptuar gjoba administrative 25 për qind të vlerës së hapur të tregut dhe ndaj këtyre subjekteve edhe janë marrë masat e kontrollit të përgjithshëm në të gjitha rajonet ku kanë ekzistuar.

Në raportin e Doganës, Policisë dhe ATK-së thuhet se gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 50 mijë litra derivate të naftës, 10 mijë e 500 pako cigare pa banderola, 8 vetura, kompjuterë dhe mjete përcjellëse, si dhe produkte higjienike dhe për pastrim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)