08 Nëntor 2024

Luftimi i ekonomisë joformale ofron një konkurrence të drejtë

Prishtinë, 24 nëntor - Me qëllim të diskutimit rreth mundësive për luftimin e ekonomisë joformale, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi tryezën me përfaqësues të institucioneve shtetërore, tek të cilat ekonomia joformale ka ndikim kyç.

Drejtoi Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka vlerësoi se ekonomia joformale është një çështje që e preokupon më së shumti komunitetin e bizneseve në Kosovë.

Zeka theksoi se vendi përballet me probleme të vazhdueshme të cilat burim e kanë ekonominë joformale, në baza ditore, duke shtuar se norma e ekonomisë joformale duhet të reduktohet, në mënyrë që kompanitë e vendit të jenë pjesë të barabarta të mjedisit të bërit biznes dhe konkurrencës së drejtë.

Kryesuesi i Komitetit për Tregti dhe Doganë pranë Odës Amerikane, Avni Krasniqi identifikoi përfundimin e procesit të fiskalizimit si hap kryesor që institucionet përkatëse duhet ndërmarrë, me qëllim të luftimit të mëtejmë të ekonomisë joformale, duke shtuar se një proces i tillë duhet të përfundojë sa më parë, në mënyrë që problemet me të cilat përballen bizneset e Kosovës të reduktohen.

Sakip Imeri, Drejtor i Pergjithshem i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), duke falenderuar Oden Amerikane për ngritjen e çështjeve të rëndësishme për biznesin, çështje me të cilën ATK ballafaqohet në mënyrë të vazhdueshme, vlerësoi se shkalla e ekonomisë joformale në Kosovë është shqetësuese për faktin se jo vetëm që dëmton interesat fiskale dhe interesat e qytetarëve, por krijon rregulla të padrejta ndaj bizneseve të Kosovës.

Imeri theksoi se ATK në fund të dhejtorit të këtij viti do të përfundojë fiskalizimin për bizneset e derivative të naftës, si pjesë e përmirësimit të procesit të komunikimit me të gjithë tatimpaguesit, kounikim ky që sipas tij, ka dhënë efekte edhe në rritje të të hyrave, por edhe në komunikim më të shëndoshë me qëllim të luftimit të ekonomisë joformale.

Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi vlerësoi se zbatimi i kontratave dhe marrëveshjeve për punësim është çështja kryesore që shqetëson këtë institucion dhe që ndikon ndjeshëm në informalitet. Ibrahimi shtoi se luftimi i një çështjes së zbatimit të kontratave do të ndikonte dukshëm në luftimin e ekonomisë joformale, qoftë në aspekt të shmangies së obligimeve shtetërore apo obligimeve ndaj punëtorëve.

Agron Llugaliu, Zëvendës Drejtor për Hetime dhe Anëtar në Strategjinë Kombëtare për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Jo-Formale, tha se ekonomia joformale mbetet objektiv edhe krahas mbledhjes së të hyrave nga ana e Doganës së Kosovës, e cila vazhdimisht i kushton rëndësi krijimit të  lehtësirave dhe ofrimit te mundesive qe bizneset te operojne ne perputhshmeri me ligjin.

Sipas Llugaliut, Dogana i kushton vëmendje të veçantë luftimit te korrupsionit, por edhe komunikimit me biznese në mënyrë që të ndërtojë politika efikase dhe plane operacionale të cilat mundësojnë rritjen e bashkëpunimit me biznese si dhe zvogëlimin e ekonomisë joformale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)