Lufta në Ukrainë mund të rrisë urinë në botë
Romë, 8 mars - Kreu i Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley, paralajmëroi se konflikti në Ukrainë mund t’i rrisë çmimet globale të ushqimit dhe të ketë ndikim katastrofik për më të varfrit në botë.
Ukraina dhe Rusia janë dy eksportuese kryesore të produkteve ushqimore bazë dhe lufta tashmë ka goditur prodhimin. Beasley tha se situata rrezikon të shkaktojë uri në mesin e më shumë njerëzve.
Rusia dhe Ukraina eksportojnë rreth një të katërtën e grurit në botë dhe gjysmën e produkteve të lulediellit, si farat dhe vaji.