18 Nëntor 2024

Lufta në Siri e ka dëmtuar ekonominë e këtij vendi 30 vjet prapa

New York, 3 prill - Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB duke u bazuar në raportin e fundit të organizmave të varura nga OKB, deklaroi se lufta në Siri ka shkaktuar shumë shkatërrime dhe e ka çuar ekonominë e këtij vendi të paktën 30 vjet prapa.

Sipas tij do të duhen të paktën 3 dekada që ekonomia e Sirisë të kthehet në gjendjen e vitit 2010.

Farhan Hak deklaroi se për rindërtimin e Sirisë do të duhen dhjetëra vite dhe dhjetëra miliarda dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)