18 Nëntor 2024

Lufta në Irak do t’i kushtojë Turqisë rreth 2,5 miliardë dollarë humbje

Ankara, 27 korrik - Iraku është tregu i dytë për eksportin e mallrave turke dhe këtë vit eksporti i mallrave nga Turqia në këtë vend vetëm gjatë muajit qershori është ulur me 19,3 për qind.

Lufta në Irak do t’i kushtojë Turqisë rreth 2,5 miliardë dollarë humbje gjatë këtij viti, por në plan afatgjatë efekti nga këto humbje do të ishte i parëndësishëm, vetëm nëse gjendja nuk përkeqësohet në mënyrë dramatike, vlerësojnë ekspertë ekonomikë turq.

Iraku është tregu i dytë për eksportin e mallrave turke dhe këtë vit eksporti i mallrave nga Turqia në këtë vend vetëm gjatë muajit qershori është ulur me 19,3 për qind, thënë ndryshe 745 milionë dollarë.

“Nëse konflikti nuk rritet në luftë të vërtetë, dëmi do të kufizohet në rreth dy miliardë dollarë, që nuk mund të mbulohet lehtë duke pasur parasysh se eksporti i përgjithshëm turistik turk arrin 166 miliardë dollarë”, thotë ekonomistët turq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)