29 Prill 2024

Luboteni, Gërguri dhe Merovci kandidat për guvernator

Prishtinë, 5 mars - Paneli i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës edhe pse në menyrë tejet jo transparente dhe diskriminuese ka perzgjedhur tre kandidat për guvernator të cilët do t’i dërgohen Kuvendit të Kosovës për emërimin e guvernatorit.

Në një komunikatë për media ky panel bën të ditur se për nominimin  e Guvernatorit të BQK-së, pas selektimit dhe intervistimit të kandidatëve që kanë aplikuar për këtë pozitë , ka përcaktuar rrethin e ngushtë të kandidatëve të nominuar për Pozitën  e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Gazmend Luboteni, Gani Gërguri dhe Safet Merovci.

“Në pajtim me nenin 38. Paragrafi 2. Të Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës "Lista me radhitjen e kandidatëve të përmendur më sipër do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë”, thuhet në komunikat.

Prej 27 kandidatëve sa konkurruan, 19 prej tyre paneli përzgjedhës qysh ne fillim i eliminoi nga gara e, të tjerët që kanë mbetur në garë, pothuajse të gjithë janë zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës dhe që mbajnë pozita udhëheqëse. Paneli në listen e ngusht zgjodhi Gani Gërgurin zëvendës guvernator dhe anetar i bordit ekzekutiv, Nexhat Kryeziun zëvendës guvernator dhe anetar i bordit ekzekutiv, Ajri Begun ish kryetar i bordit te BQK-se, Sejdi Rexhepin anetar i bordit drejtues, Flamur Keqën ish drjetor i BQK-se dhe Gazmend Lubotenin kryetar i Bordit drejtues. Kater nga keta aktualisht mbajnë pozita udhëheqëse në BQK.

Nderkaq rreth ketij konkursi jo transparent dhe diskrimunes ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut i cili në një regaim ka thënë së është i shqetësuar në lidhje me eliminimin e 19 kandidatëve që kanë konkurruar për postin e Guvernatorit të BQK-së.

KMDLNj vlerëson se eliminimi kandidatëve që kanë konkurruar, pa sqarime të mjaftueshme është në kundërshtim me të drejtën për qasje të barabartë dhe shkelje e rregullave të konkursit aq më parë që gjatë konkurrimit është verifikuar nëse kandidatët i plotësojnë kushtet për konkurrim.

"Eliminimi, si thuhet në fazën e parë, të këtyre kandidatëve lë për të dyshuar në kriteret që komisioni ka pasur për bazë", thuhet në reagimin e KMLDNJ-së.

Paneli përzgjedhës i BQK-së është dashur që çdo kandidati që është refuzuar t’i paraqes me shkrim arsyet e refuzimit duke pasur parasysh afatet ligjore për kundërshtim të vendimit të panelit nga kandidatët që janë refuzuar.

KMDLNj, po ashtu shprehë shqetësimin në lidhje me transparencën e pamjaftueshme të panelit shqyrtues të aplikimeve.

Sipas informatave që ka KMDLNj del se paneli nuk ka qenë dhe vazhdon të mos jetë transparent. Gjithashtu, procedurat e ndjekura nga ky panel kanë mundësuar trajtim jo të barabartë të kandidatëve.

"Fakti që të “eliminuarve” u janë pranuar aplikimet do të thotë se ata i kanë plotësuar kriteret e paracaktuara për aplikim. Në të kundërtën, si është mundur që ata të plotësojnë kriteret për aplikim e të eliminohen që në fazën e parë pa u ftuar fare në intervistim?"

Në lidhje me këto procedura të ndjekura nga Paneli Shqyrtues, KMDLNj kërkon që ky panel të jap sqarime në lidhje me procedurat e ndjekura për eliminimin e këtyre kandidatëve dhe atyre që ende janë garë. Po ashtu paneli duhet të bëj transparente kriteret e kërkuara për aplikim dhe përzgjedhje.

KMDLNj duke ditur rëndësinë e institucionit të BQK kërkon nga përgjegjësit që të sillen me përgjegjësi dhe transparencë ndaj qytetarit të Kosovës. Qasja e barabartë është një nga të drejtat themelore të njeriut.

KMDLNj kërkon që të formohet një komision hetimor për punën e Panelit përzgjedhës dhe intervistues dhe, nëse konstatohet se ka pasur shkelje të rregullave të konkursit, të anulohet intervistomi dhe të sigurohen mundësi të barabarta dhe jo diskriminuese për të gjithë kandidatët.

Të pakënaqur me procesin e përzgjedhjes janë edhe kandidatët e eliminuar. Madje, njëri nga ta, Xhevat Meha, ka akuzuar Bankën Qendrore për shkelje ligjore.

Fjala është për kriterin sipas të cilit guvernator nuk mund të jetë personi që ka biznes të regjistruar në Kosovë. Në ligjin për BQK-në, nuk kërkohet diçka e tillë.

Në reagimin e tij, Meha thotë se ky kriter është në kundërshtim me Ligjet e Kosovës, dhe njëherësh është edhe diskriminues. Sipas tij, përjashtimi i kandidatit veç për faktin se ka biznes të regjistruar në Kosovë, është në kundërshtim me këto dispozita.

“Kjo qartazi është paragjykim, meqë përjashton kandidatin që ka biznes të regjistruar dhe ka punuar me ndershmëri”, thotë Meha në reagimin e tij.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)