02 Maj 2024

Lordi Paten do ta shpëtojë servisin e BBC-së

Londër, 14 qershor - Kryetari i ri i Këshillit mbikëqyrës të BBC-së britanike, lordi Kris Paten paralajmëroi se përkundër buxhetit të zvogëluar, 20 për qind për sivjet, do të luftojë kundër pezullimit të disa nga shërbimet prioritare të Servisit botëror të BBC-së, siç janë programet në gjuhën arabe, somaleze dhe hindu.   

Financimi i Servisit botëror në këtë moment kushton 308 milionë euro në nivel vjetor, ndërsa e njëjta duhet të pushojë në vitin 2014, kur në vend të Ministrisë së Punëve të Jashtme financimi do të kalojë në korporatën BBC.

Paten ka kërkuar përpilimin e strategjisë afatgjate rreth pagave të menaxherëve, të cilat deri në fund të vitit do të zvogëlohen për 25 për qind.

BBC në fillim të këtij viti mbylli 32 servise gjuhësore, gjatë tre viteve të ardhshme do të pezullohen 650 prej 2.400 vendeve ekzistuese të punës.

Janë pezulluar servilet në gjuhën shqipe, maqedonishte dhe serbishte, si dhe servili në gjuhën anglishte në rajonin e Karaibeve dhe servili në gjuhën portugeze për Afrikë, gjë që do të sjellë kursim prej 52 milionë eurove. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)