01 Maj 2025

Lokacioni për deponinë do të përcaktohet së shpejti

Prishtinë, 7 prill - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim pune Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Dardan Gashi.

Në këtë takim u diskutua për shumë tema në interes të Komunës, që ndërlidhen edhe me kompetencat që ka kjo Ministri.

Trajtimi i ndërtimeve pa leje, planet rregullative, lejet sipas ligjit të ndërtimit, ishin disa nga temat kryesore që u diskutuan në takim. Palët u dakorduan që për këto çështje ta ngrenë një Task Forcë, në mënyrë që të bëhet trajtimi i të gjitha rasteve si dhe plani i veprimit se si duhet të shkohet tutje, me afate kohore. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë është shkalla e dytë e ankesës në rastet kur Komuna merr vendim për rrënim, prandaj, pjesë e diskutimit ishin edhe arrestimet e fundit në Drejtorinë e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës.
 
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ndër të tjera foli edhe për deponinë e mbeturinave inerte. “Lokacioni për këtë deponi tashmë është i definuar, jemi në pritje të pëlqimit mjedisor nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Do të kemi një zgjidhje afatgjatë për këtë çështje, në mënyrë që ta pastrojnë njëherë e përgjithmonë Prishtinën nga mbeturinat e materialit ndërtimor”, u shpreh Ahmeti.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,  Dardan Gashi, tha se lokacioni për deponinë do të përcaktohet së shpejti, si dhe Task Forca e formuar do t’i japë produktet e para shumë shpejt. “Do t’i zgjidhim shumë shpejt disa probleme që nuk kemi mundur t’i zgjidhim më herët\", theksoi ai. Po ashtu, ai tha se gjatë qeverisjes së kaluar janë legalizuar mbi 100 objekte pa leje, përmes një rregulloreje të jashtëligjshme të Komunës së Prishtinës, për çka përgjegjësit duhet të japin llogari.

Komuna e Prishtinës është e angazhuar të bashkëpunojë me të gjitha palët, për ta zgjidhur problemin e planifikimit hapësinor, për ta mbrojtur interesin publik si dhe për të vënë rend dhe ligj në kryeqytet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)