16 Janar 2025

Lobistëve u jepen miliona, nuk dihen rezultatet

Prishtinë, 20 mars - Në momentin që një shtet i caktuar e njeh pavarësinë e Kosovës, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli apo ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, pas pak minutash lëshojnë komunikatë për media dhe tregojnë se kush e rriti numrin e njohjeve.

“Lufta” për meritat për njohje nuk ka pushuar asnjëherë në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, shkruan “Tribuna”.

Por, asnjëherë deri më sot, asnjë përfaqësues institucional nuk ka thënë se një shtet i caktuar e ka njohur pavarësinë e Kosovës si rezultat i punës që po bëjnë dy kompani të huaja që shteti i ri i ka angazhuar për lobim dhe sjellje të investimeve. Bëhet fjalë për “Patton Boggs LLP” dhe “Podesta Group”.

Këto dy kompani, buxhetit të shtetit i kushtojnë hiç më pak se 1 milionë euro për çdo vit.

Të parën kompani e ka kontraktuar dhe e paguan Ministria e Punëve të Jashtme, ndërsa kompaninë e dytë e ka kontraktuar dhe e paguan Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)