Lituania miratoi planin për kalimin në euro
Vilnius, 26 shkurt - Kabineti i Ministrave i Lituanisë ka miratuar planin e veprimeve për kalimin e vendit në vitin 2015 në përdorimin e monedhës së përgjithshme evropiane.
Kreu i qeverisë së Lituanisë, Algirdas Butkevicius, ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se në qoftë se vendi nuk dëshiron të mbetet \"ndonjë oborr i pasëm i shtëpisë së madhe evropiane\" duhet të kalojë në përdorimin e euros në vitin 2015.
Letonia planifikon të aplikojë monedhën e përgjithshme evropiane në vitin 2014. Estonia e bëri këtë në vitin 2011.