18 Nëntor 2024

Lituania hyn në eurozonë më 1 janar 2015

Frankfurt, 24 korrik - Banka Qendrore Evropiane (BQE) njoftoi të mërkurën se më 1 janar të vitit 2015 Lituania do t'i bashkohet zonës euro dhe mekanizmit mbikqyrës (SSM).

Sot Këshilli i Bashkimit Europian miratoi formalisht hyrjen e Lituanisë në eurozonë më 1 janar 2015 dhe caktoi normën e shkëmbimit të 1 euroje me monedhën vendëse litas, në 3.45280, thuhet në deklaratën e BQE-së.

Banka Qendore Europiane do të jetë mbikqyrëse direkte e bankës më të madhe të Lituanisë në janar të vitit të ardhshëm, kur ky vend të bashkohet me Mekanizmin e Vetëm të Vëzhgimit (SSM).

Banka Qendrore Europiane dhe Banka Qendrore e Lituanisë ranë dakord për monitorimin në tregun e këmbimit valutor të shkëmbimit të monedhës së Lituanisë, litas me euron, deri në 1 janar 2015.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)