17 Nëntor 2024

Lituania është gati për monedhën Euro

Vilnius, 3 nëntor - Ministri lituan i financave Rimantas Szadzius u shpreh të dielën se anëtarësimi në zonën e Euros lidhet me aftësinë konkurruese të Lituanisë në këtë rajon.

Sipas tij, nëse vendi nuk hyn në Eurozonë, tërheqja e investuesve dhe konkurrenca do të mbeten prapa Letonisë dhe Estonisë.

Më 1 janar 2015 Lituania do të anëtarësohet në Eurozonë, duke u bërë vendi i vendi i 19-të anëtar i saj.

Sipas kreut të financave Szadzius, Lituania është gati për monedhën Euro, duke shtuar se nuk do të ketë rritje të çmimit të mallrave, por përmirësim të konkurrencës, të tërheqjes së investuesve të rinj dhe rritje ekonomike.

Ndër 3 vendet e Detit Balltik, Lituania është e fundit që paraqet kërkesën për anëtarësimin në Eurozonë, ndërkohë që Estonia dhe Letonia janë anëtarësuar përkatësisht në 1 janar të 2011-ës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)