18 Nëntor 2024

Litenshtajni vazhdon të mbështesë zhvillimin e ekonomik të Kosovës

Prishtinë, 11 qershor - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Zëvendëskryeministrin e Litenshtajnit, Thomas  Zwiefelhofer.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Kuçi ka njoftuar homologun e tij, Zwiefelhofer, për arritjet e fundit në Kosovë, përkatësisht zhvillimet dhe reformat strukturore dhe funksionale në fushën e drejtësisë, procesin e dialogut me Serbinë, integrimin e veriut dhe për proceset e integrimit në BE, përkatësisht marrëveshjen e MSA, si dhe përmbushjen e kritereve për liberalizim si një ndër çështjet me interes për qytetarët e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Zwiefelhofer, fillimisht përgëzoi Zëvendëskryeministrin Kuçi për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike që u mbajtën para pak ditësh në Kosovë, duke çmuar larte nivelin demokratik të mbarëvajtjes se tyre.

Ndër tjera ai u shpreh shumë i impresionuar me arritjet që janë bërë në Kosovë këto vitet e fundit.

Për më shumë ai konfirmoi se Litenshtajni si një ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën, vazhdon të mbështesë zhvillimin e Kosovës veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik dhe sundimit te ligjit.

Ata biseduan edhe për sistemin  e gjyqësorit në Kosovë, reformat në drejtësi dhe nevojën për forcimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit, si dhe për rritjen e bashkëpunimit në mes të dy vendeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)