Lirohet trotuari në rrugën "Zija Shemsiu" në Ulpianë
Prishtinë, 7 dhjetor - Sot, Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, në kuadër të aktivitetit të rregullt të saj, ka larguar shitësit ambulantë, të cilët ilegalisht kishin uzurpuar trotuarin, në rrugën "Zija Shemsiu", në lagjen Upliana në kryeqytet.
Me këtë rast ekipi i inspektorëve i ka detyruar shtitësit të largohen nga hapësira publike dhe të futen brenda tregut të gjelbërt të kësaj lagjeje.
Komuna e Prishtinës është e përkushtuar që t\'i lirojë të gjitha hapësirat publike, që të jenë në shërbim të qytetarëve.