Lirohet prona e uzurpuar në sipërfaqe prej 62.80 m/2
Prishtinë, 22 mars - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion , Njësia në Prizren në bashkëpunim me zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit PTH-Pejë dhe Gjykatën Themelore në Pejë, pas hetimeve një mujore ka arritur që të liroj një pronë të uzurpuar në Regjionin e Pejës.
Prona e uzurpuar, tanimë e liruar ka qenë pronë e paluajtshme, saktësisht lokali KRIKOS me sipërfaqe 62.80 m/2 , e cila ishte shituar nga AKP-ja dhe tani pas përfundimit të procedurave, në bashkëpunim me institucionin përkatës është marr në posedim nga pronari i ligjshëm.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Policia e Kosovës është e përkushtuar në mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarit, si dhe zbatimin e ligjit pa dallime dhe se do të vazhdon të i liroj të gjitha pronat e uzurpuara konform ligjit .