19 Nëntor 2024

Liria ekonomike në Bullgari është rritur

Sofje, 20 janar - Liria ekonomike në Bullgari është rritur gjatë vitit të fundit, edhe pse vazhdon të jetë mbrapa vlerave mesatare për Evropë. Këtë e tregojnë të dhënat e studimit vjetor të fondacionit Heritage dhe gazetën Wall Street Journal.

Edhe pse përmirëson rezultatet e veta në krahasim me studimin e mëparshëm, Bullgaria shkon një vend mbrapa në klasifikimin, Gjatë vitit 2014 ajo është në vendin e 61 në botë dhe në vendin e 28 në Evropë. Si në analizën e mëparshme, kështu edhe në analizën e tanishme Bullgaria mbetet në grupin e shteteve “ mesatarisht të lira” Kur rezultat është maksimalisht i lartë që nga fillimi i studimeve në vitin 1995.

Rezultatet më të mira për Bullgarin janë në lirinë fiskale, pra tatime të ulëta dhe deficit të vogël si edhe te liria e tregtisë. Lajme të mira vijnë nga indeksi për “efektivitet të rregullimeve” ku mund të mburremi se marrim vlerësime më të mira se sa mesataret në botë.

Autorët theksojnë në studimin se me gjithë çmimet e tregut në ekonominë tonë te vlerësimi i tokës ka devijime për shkak të subvencioneve bujqësore nga BE.

Në raport vihet theksi mbi këtë se problemet e mëdha për Bullgarinë janë politika jo transparente dhe korrupsioni.Sfidat kryesore para demokracisë bullgare gjatë vitit 2014 do të jetë sistemi gjyqësor i cili nuk garanton mbrojtje të të drejtave të pronës, ndërsa kontradiktat në rregulloret normative ndalojnë investimet.

Në përgjithësimin për Bullgarinë vihet në dukje se gjatë 20 viteve të fundit Bullgaria ka përparim më të madh në lirinë fiskale dhe monetare.

Ato u detyrohen kryesisht bordit valutor dhe politikës konservatore buxhetore. Vendi ynë është një prej 2o shteteve në botë që në mënyrë më të dukshme kanë përmirësuar lirinë ekonomike gjatë 20 viteve të fundit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)