Lipjani me 29 fshatra pa ujë, shkak mungesa e energjisë elektrike
Lipjan, 12 janar - Ndërprerja e energjisë elektrike gjatë ditës së sotme në Komunën e Lipjanit ka rezultuar edhe me mungesë të ujit të pijshëm për qytetin dhe 29 fshatra të kësaj komune.
Komuna e Lipjanit,si zonë e shërbimit të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Prishtina, me gjithsej 10 rezervuarë të ujit dhe 8 stacione të pompimit, të cilat i furnizojnë me ujë të pijshëm mbi 8.200 familje apo 27.000 banorë, janë ndalë së funksionuari si rezultat i mungesës së energjisë elektrike që nga ora 05:00.
KUR Prishtina sh.a. kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e kësaj komune, deri në stabilizimin e gjendjes së krijuar së fundmi nga erërat e forta mbi vendin tonë.