Ligjvënësit amerikan, marrëveshje për buxhetin 1 trilionë dollarësh
Washington, 17 dhjetor - Ligjvënësit në Kongres arritën një marrëveshje lidhur me buxhetin e Shteteve të Bashkuara për vitin 2016.
Buxheti me një vlerë prej 1.1 trilionë dollarësh parashikon zgjatjen e shumë programeve popullore të shkurtimit të taksave për bizneset dhe individët.
Projekt-ligji për buxhetin parashikon edhe lejimin e eksportimit të naftës nga Shtetet e Bashkuara, që për 40 vjet ka qënë i ndaluar.
Kjo konsiderohet si një fitore për republikanët, ndërsa demokratët arritën të sigurojnë shkurtimin e taksave për prodhuesit e energjisë nga era dhe dielli.
Pritet që projekt-ligji i buxhetit të votohen të enjten nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët.