21 Dhjetor 2024

Ligji për Prokurimin Publik i mangët për përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve të KRPP-së dhe OShP-së.

Prishtinë, 22 dhjetor - Demokraci Plus (D+) ka publikuar raportin e fundit me titull: Organizimi dhe funksionimi i Komisionit Rregullator dhe Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik në Kosovë.
 
Ky raport trajton procedurat e zgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të bordit të OShP-së dhe KRPP-së.

Në bazë të të gjeturave konstatohet se Ligji për Prokurimin Publik është i mangët sa i përket definimit të procedurës për përzgjedhjen e anëtarëve (përfshirë kryetarët) të bordeve të KRPP-së dhe OShP-së.

Gjithashtu, ka mungesë të kritereve profesionale për përzgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të KRPP-së dhe OShP-së. Kjo pasi kriteret janë të përgjithësuara, dhe nuk garantohet përzgjedhja e kandidatëve me përvojë në fushën e prokurimit publik.

Në këtë drejtim, rekomandimet e D+ për Qeverinë gjatë procesit të hartimit të Projektligjit për Prokurimin Publik janë:

- Ligji i ri për Prokurimin Publik duhet të zgjerojë rregullimin e ligjit aktual sa i përket propozimit dhe përzgjedhjes së anëtarëve dhe kryetarit të KRPP-së dhe OShP-së. Më konkretisht, Qeveria duhet të bëjë përzgjedhjen kurse Kuvendi duhet të bëjë vetëm emërimin;

- Qeveria në procesin e përzgjedhjes duhet të ndjekë modelin e përzgjedhjes së kandidatëve për pozita të larta drejtuese në shërbim civil. Më konkretisht, përzgjedhja duhet të bëhet me konkurs të hapur për anëtarë dhe kryetar të bordit dhe kjo përzgjedhje duhet të bëhet përmes “Sistemit Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ);

-  Kuvendi nuk duhet të përfshihet në asnjë raund tjetër përzgjedhës, por vetëm duhet të vlerësojë formalisht kandidatët e propozuar nga Qeveria dhe të emërojë ata, apo të refuzojë emërimin e tyre për arsye objektive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)