Ligji për Falimentim, i rëndësishëm për zvhillimin ekonomik të Kosovës
Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka tha se kjo tryezë është e një rëndësie të veçantë për komunitetin e bizneseve për të diskutuar mbi funksionimin e institucioneve të drejtësisë, të cilën Oda Amerikane e konsideron si vital për të garantuar mes tjerash funksionimin e institucioneve demokratike dhe ofrimin e mjedisit të barabartë për të bërë biznes.
Rritja e efikasitetit të institucioneve të drejtësisë dhe një sundim i mirëfilltë i ligjit, sipas Zekës është parakusht edhe për përmirësimin e ofertës para investitorëve të huaj për të cilët vendi ka nevojë.
Me theks të veqant ministrja Hoxha diskutoi mbi fokusin dhe rëndësin që u dedikon ministria e drejtësisë sektorit të sundimit të rendit dhe ligjit e që ndikojnë drejtë përsëdrejti në zhvillimin ekonomik në vend. Ajo vuri në pah sfidat me të cilat aktualisht ballafaqohet sistemi i drejtësisë në vend, me theks të veqant Gjyqësori, ku mes tjerash numri i madh i lëndëve paraqet problem për gjithë sistemin e sundimit të ligjit.
Ministrja Hoxha, potencoi se duhet dhënë hapësirë e veçantë legjislacionit komercial, legjislacion ky i cili luan rol kyç në zhvillimin ekonomik të vendit, njëherit konsideroj se infrastruktura ligjore dhe zbatimi i ligjit janë parakushte për të bërit biznes në vend dhe rrjedhimisht edhe për zhvillimin ekonomik të vendit.
Me këtë rast, ministrja Hoxha vlerësoi rëndësin e hyrjes në fuqi të ligjit të ri për falimentimin, ligj ky i cili do të mundësoj krijimin e kornizës ligjore që do tu ofroj të gjitha bizneseve qasje në procedura të strukturuara në procesin e falimentimit.
Ministrja Hoxha u zotua për përkrahje, njëherit theksoi se një ndër prioritetet e para do ta ketë adresimin e problematikave të ndryshme përmes legjislacionit komercial dhe shpreh përkushtimin e ministrisë për të kontribuar sa më shumë në këtë drejtim. Në funksion të kësaj është edhe puna që bën Ministria e Drejtësisë me profesionet e lira, në veçanti Përmbaruesit Privat dhe Ndërmjetësimi.
Ministrja Hoxha, konsideroi se puna e përbashkët në këtë drejtim do të rezultoj me efikasitet më të madh të të gjitha institucioneve përkatëse në këtë proces dhe e gjithë kjo në funksion të zbatimit të ligjit si parakusht për zhvillimin ekonomik të vendit.
Mike De La Rosa U.D i Shefit të Misionit të USAID në Kosovë theksoi se sundimi i ligjit është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës, duke përmendur dy shtylla kryesore drejt këtij zhvillimi: zhvillimi i sistemit gjyqësor dhe nxitja e investimeve të huaja në vend. Sipas de la Rosa, edhe pse Kosova ka ende punë për të bërë, misioni i USAID në Kosovë është të asistojë në këtë drejtim për të përmirësuar transparencën, llogaridhënien dhe kualitetin e shërbimeve, me theks të veçantë uljen e numrit të lëndëve të pazgjidhura.
Nehat Idrizi Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës tha se rritjen e numrit të gjyqtarëve e konsideron prioritet, në mënyrë që procedurat e zgjidhjes së kontesteve të jenë më efikase, duke shtuar se USAID ka ndihmuar në përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve dhe zyrtarëve ligjor.
Në anën tjetër, Hamdi Ibrahimi Kryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës tha se Gjykata Themelore synon të themelojë një divizion të posaçëm për çështjen e investimeve të huaja, brenda departamentit për çështje ekonomike dhe një divizion fiskal brenda departamentit për çështje administrative, duke përfshirë edhe një gjyaktë speciale për trajtimin e çështjeve mbi terrorizmin dhe korrupsionin.