Ligji i Punës parakusht për implementimin e MSA-se
Prishtinë, 18 shkurt - Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon diskutimet rreth Reformës së Ligjit të Punës në Kosovë - Të rejat e fundit rreth Dialogut Social.
Diskutimi do të fokusohet në rolin e aktorëve kryesorë në Këshillin Ekonomik Social si dhe procesin e dialogut social në Kosovë, në veçanti sa i përket implementimit të Ligjit të Punës dhe Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive si një nga parakushtet themelore për perspektivën ekonomike por poashtu implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim (MSA) dhe Programit Kombëtar të Kosovës për Adoptimin e Acquis-së së BE-së (PKAA).
Në panel do të flet Arban Abrashi, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Kushtrim Shaipi, Koordinator i projektit për Dialogun Social në Iniciativën Kosovare për Stabilitet (IKS), Parim Bajrami, Sekretar i Përgjithshëm në Odën Ekonomike të Kosovës dhe Haxhi Arifi, Kryetar i Unionit të Pavarur të Sindikatave (BSPK)
Programi Diskutime të BE-së ka për synim të trajtojë çështjet e zhvillimit të Kosovës përmes diskutimeve me shoqërinë civile, udhëheqësit qeveritarë, përfaqësuesit e biznesit dhe medias duke nxitur dialogun me publikun e gjerë mbi çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me rrugën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.
Ky diskutim është pjesë e fushatës dymujore të EUICC-së për Sundimin e ligjit dhe fuqizimin ekonomik.