Ligji i punës ende nuk gjen zbatim si duhet
Prishtinë, 28 shkurt - Qendra për politika dhe evokim (QPA) mbështetur nga KFOS ka intervistuar 500 punëtore dhe 50 punëdhënës si pjesë e procesit të monitorimit të ligjit të punës. Të dhënat e monitorimit për zbatimin e ligji te punës nuk janë aspak inkurajuese.
Sipas QPA-së punëtoret nuk janë mjaftueshëm të njoftuar me ligjin e punës e veçanërisht me përmbajtjen e ti, 75 % e dinë që ka një ligj punës por nuk e dinë cka përmban ai përderisa 13% të të punkturave nuk e dinë se ka një ligj pune.
53% e të punësuarve nuk kanë kontrata me shkrim por vetëm marrëveshje gojore. Gjendja më alarmuese është rreth sigurisë në punë.
Më shumë se gjysma e të punësuarve nuk kanë pajisje ët mbrojtës dhe sigurinë në punë. Kjo e dhënë është edhe më shqetësuese duke ditë faktin se shumica e të intervistuarve janë punëtorë të sektorit të ndërtimtarisë.
Raporti ka vë në pah poashtu numrin e vogël të inspektorëve të punës karshi numrit të bizneseve. Të dhënat e hulumtimit tregojnë se një inspektor i komunës së Prishtinës e që mbulon edhe Fushë Kosovën i bie të i inspektoj rreth 3000 biznese brena një viti.
Punëtorëve ju shkelet edhe e drejta e tyre për pagesë për punë shtesë mbi 40 orë në jave, nuk u paguhet pushimi mjekësor apo kompensimi për lëndimet në punë ose edhe nuk u paguhet pushimi vjetor.
Rekomandimet nga ky raport i drejtohen Kuvendit të Kosovës qe duhet të nxjerrë sa më shpejt ligjin për sigurime shëndetësore, inspektorati të punës qe të rrisë numrin e inspektorëve por edhe të racionalizojnë më mirë punën e tyre inspektuese.
Poashtu u bëhet thirrej edhe sindikatave të punëtorve që të bëjnë më shumë presion tek punëdhënësit por edhe tek qeveria për zbatimin e Ligjit të punës.