Ligji i Punës dhe i KES-it të avancojnë zhvillimin ekonomik
Prishtinë, 17 mars - Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, kanë vizituar Aleancës Kosovare të Bizneseve, ku kanë diskutuar me kryetarin Agim Shahini, anëtarët e bizneset e AKB-së, lidhur me zbatimin e Ligjit për Këshillin Ekonomik Social dhe funksionimin e këtij këshilli.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha në KES, ka edhe mos pajtime e çështje problematike ndërmjet partnerëve, mirëpo ato pastaj tejkalon. Këshilli ka dhënë rekomandime e saj, në anën tjetër Qeveria nuk i ka marr parasys, tha Agim Shahini.
Ndërsa sa i përket marrëveshjes kolektive, kreu i AKB-së tregoi se ishin partner. Ai është një dokument i cili është diksutuar mjaft shumë gjatë hartimit dhe nënshkrimit dhe të cilën AKB-ja atëherë për dy vjet të vetmit ishin që e kanë kundërshtuar në disa pika që është dashur ato të pësojnë ndryshime.
Është interesante sesi përpiluesit e inicuesit e saj të cilën e kanë nënshkruar me dëshirë, në janari të këtij viti kërkuan mos hyrjen në fuqi dhe kundërshtimin e saj. Vendimet të mos ndërrohen sipas tekeve të disa personave, tha Shahini.
Sipas tij pos AKB-së, asnjëri nuk ishte marrë me koston e zbatueshmërisë që është mbi 150 milionë euro.
Nga ana tjetër Flora Brovina, kryetare e Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale e Kuvendit të Kosovës, tregoi se bazuar në nenin 73 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur me 11 shkurt 2015, ka marr vendim ta monitoroj zbatimin e Ligjit 04/L-008 për Këshillin Ekonomiko-Social.
Sipas saj komisioni, ka shprehur interesimin për një takim me kryetarin e AKB Agim Shahini dhe me anëtarët e AKB në Këshillit Ekonomike Social, për diskutime rreth zbatimit të Ligjit për Këshillin Ekonomiko Social dhe funksionimi i këtij këshilli.
Problemet sociale në vend janë grumbulluar, por nuk mungojnë edhe angazhimet për përmirësime dhe rezultatet dhe duhet punuar edhe më shumë në këtë drejtim, tha Brovina.
Ajo dhe anëtaret e komisioni u interesuan rreth implemtimit të ligjeve që kanë të bëjnë me bizneset e me theks të veçantë për Ligjin e KES-it, ku të gjitha vërejtjet dhe shqetësimet e AKB-së dhe biznesve do të inkorporohen në ligj dhe të gjejnë zbatueshmëri
Ju inkurajojmë që të inicioni shqteësimet dhe të jepni rekomandimet në mënyrë që bizneseve mos ti vëhet laku në fytë, tha Flora Brovina.
Rreth funksionimit, problemeve dhe rezultateve të KES-it kanë folur edhe deputetet e Kuvendit Njomza Emini dhe Besa Baftiu dhe Lumnije Ajdini nga AKB-ja.