Liderët e Eurozonës me traktat të ri
Në vend të kësaj, udhëheqësit kanë thënë se 17 vendet e BE-së që e përdorin euron tani do të bëjnë përpjekje që të arrijnë një marrëveshje të përbashkët deri në mars, me qëllim të imponimit të rregullave të ashpra fiskale dhe disiplinës buxhetore, në mënyrë që të rikthejnë besimin e tregut dhe ta forcojnë euron.
Udhëheqësit, duke folur sot herët në samitin e BE-së në Bruksel, thanë se vendet e Bashkimit Evropian që nuk e përdorin euron do të ftohen që ti bashkohen traktatit të ri, në rast se ato dëshirojnë më vonë ti bashkohen kësaj valute.
President i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuj tha se gjashtë vende të tjera, që janë aktualisht jashtë eurozonës, pritet që ti bashkohen traktatit të ri, duke bërë që numri total i nënshkrimeve të arrijë në 23.
Nga ana tjetër, presidenti francez, Nikolas Sarkozi tha se qëllimi është që deri në mars të vitit të ardhshëm të kompletohet marrëveshja e re.