Liderët e eurozonës arrinmMarrëveshje për ti ndihmuar bankat
Bruksel, 29 qershor - Liderët e vendeve të eurozonës kanë arritur marrëveshje për masat për ti ndihmuar ekonomitë me probleme, siç janë Spanja dhe Italia.
Pas bisedimeve në Bruksel, që zgjatën pothuajse tërë natën, liderët e 17 vendeve të eurozonës u pajtuan që ta përdorin paketën e ndihmës së Bashkimit Evropian për dërgimin e fondeve direkt në bankat që kanë vështirësi.
Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompoj, këtë marrëveshje e ka vlerësuar si kthesë me të cilën bankat mund të rikapitalizohen dirket.
Liderët e eurozonës, poashtu, u pajtuan që vendet e Bashkimit Evropian, që u përmbahen rregullave të buxhetit, mund të kërkojnë ndihma me kushte jo të ashpra.