Liderët e BE-së mblidhen për të diskutuar problemin e papunësisë
Paris, 12 nëntor - Liderët e Bashkimit Europian (BE), do të mblidhen sot për të diskutuar mbi problemin e papunësisë në këtë union.
Sipas një njoftimi të agjencisë franceze të lajmeve, liderët e BE sot do të mblidhen në Paris të Francës për të diskutuar mbi rrugët e përballjes me problemin e papunësisë në BE.
Takimi i organizuar nga presidenti Francois Holonde, pason takimin e mëparshëm të qershorit në Berlin në të cilin morën pjesë 24 nga 27 vende anëtare të BE, takim i kryesuar nga Angela Merkel kancelare e lartë e Gjermanisë.
Merkel në takimin e qershorit, theks të veçantë i vuri nivelit të papunësisë së të rinjve të cilin e quajti problemin më të rëndësishëm të Evropës dhe shprehu shqetësimin e saj mbi këtë rast.
Në bazë të statistikave të komisionit evropian niveli i papunësisë në radhët e BE ka rritur në 23.5% dhe në total numërohen 7.5 milion njerëz të moshës 15-24 të papunë dhe të paangazhuar në vazhdimin e studimeve të larta.