16 Janar 2025

Liderët e BE-së diskutojn sot për buxhetin

Prishtinë, 7 shkurt - Udhëheqsit e Bashkimit Evropian (BE) takohen sot në Bruksel, në përpjekje për të arritur marrëveshje për buxhetin shtatëvjeçar të bllokut.

Shpenzimet e larta të BE-së në kohën e shkurtimeve dhe kursimeve në gjithë kontinentin janë problemi kryesor që ndan 27 vendet anëtare.

Ato kanë dështuar të arrijnë kompromis në një samit të ngjashëm, që është mbajtur nëntorin e kaluar.

Komisioni i BE-së – organi ekzekutiv i bllokut – ka kërkuar fillimisht një tavan buxhetor prej 1.025 trilion eurosh për periudhën 2014-2020 – çfarë paraqet rritje për 5 për qind.

Në nëntor, kjo shumë është ulur në 973 miliardë euro dhe më vonë në 943 miliardë.

Britania e Madhe, Gjermania dhe vendet e  tjera të Evropës veriore duan të ulin shpenzimet e BE-së.

Kreu i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka paralajmëruar për kursime, reforma dhe rritje të buxhetit.

Samiti në Bruksel do të zhvillojë punimet sot dhe nesër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)