Licencohen edhe dy operator për arka fiskale
Prishtinë, 28 tetor - Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka licencuar edhe dy operator për shitjen e arkave fiskale Printec L.L.C dhe R&T.
Ministria e Ekonomisë dhe e Financave (MEF) duke u bazuar ne Udhëzimin Administrativ UA 06/2009, dhe dokumentin e specifikave funksionale dhe teknike dhe pas shqyrtimit të ofertave në bazë të kritereve administrative dhe teknike nga Komisioni për Arka Fiskale ka marr vendim: për Autorizimin (licencimin) e operatorëve ekonomik për shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve elektronike fiskale.
Operatorët e lartshënuar plotësojnë të gjitha kushtet teknike dhe administrative në bazë të udhëzimit administrativ, andaj pas kontrollit dhe certifikimit të pajisjeve tw tyre nw Qendrën e Pajisjeve Elektronike Fiskale, në bashkëpunim të ngushtë me ATK-në mund të fillojnë më shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.