Lew: Ekonomia amerikane do ta rimarrë veten
Washington, 21 tetor - "Java plot pasiguri e mbylljes së qeverisë amerikane si pasojë e ngërçit politik dëmtoi besueshmërinë, por vendi do të jetë në gjendje që t'i bëjë ballë goditjeve", tha Jacob Lew, sekretari amerikan i Thesarit.
"Ne kemi një ekonomi elastike. Jam i bindur që ekonomia amerikane do ta rimarrë veten," tha Lew gjatë një interviste.
Ai shtoi gjithashtu se politika fiskale nuk do të jetë fokusi i vetëm i administratës Obama pasi "ekziston shumë punë për të bërë për ndërtimin dhe rritjen ekonomike," duke listuar si prioritete infrastrukturën dhe reformën e imigracionit.