Lëvizja për Aktivizim: 1 maji - Dita e të papunëve
Ferizaj, 1 maj - Lëvizja për Aktivizim sot ka realizuar një performance simbolike para kuvendit komunal të Ferizajt me rastin e një majit Ditën botërore të puntorëve.
Ky aktivitet ka pasur për qëllim që të shpreh shqetësimin tonë si të rinjë komunitar për gjendjen e punësimit në vendin tonë nga radhet e komuniteteve pakicë në Kosovë.
Komuniteti Ashkanli vazhdon të ketë një situatë mjaftë të vështirë në aspektin e punësimit, ku niveli i të pa punëve shprehet në një përqindje mjaftë të lartë.
Gjithashtu shqetësuese është që përveq pa punësisë ky komunitet nuk mund të përfitojë as nga shteti pëmes skemes sociale, ku me udhëzuesin e ri administrative që ka nxjerë Ministria për punë dhe çështje sociale u ka pamudësuar të jënë përfitues të kësaj kategorie dhe realisht kjo e ka vështirësuar akoma më shumë çështjen e jetesës në Kosovë.
Kjo performance simbolike ka përquar mesazhe tjera drejtuar institucioneve lokale e qendrore , ku komuniteti Ashkanli tani ka përmisuar nivelin arsimor dhe se kemi njerëz të kualifikuar dhe të gatëshem për punë.
Probleme të tjera me të cilen ballafaqohen komunitete janë :
- Mos zbatimi i planit për strategjinë e komuniteteve në nivel lokal
- Diksriminimi nëpër vendet e punës
- Mos zbatimi i 10 % për komunitete në aspetin e punësimit edhe pse kjo e drejtë u garantohet me ligjë
Lëvizja për Aktvizim u bënë thirrje institucioneve lokale dhe qendrore që të hartoj politika urgjente dhe të krijoj kushte që komunitetet pakicë të jetë në një shkallë më të lartë të punësimit.