16 Nëntor 2024

Letrat me vlerë të emetuara arritën në 100 milionë euro

Prishtinë, 22 qershor - Gjatë periudhës janar-mars 2015 shuma e letrave me vlerë të emetuara të Qeverisë së Kosovës arriti në 100 milionë euro krahasuar me vlerën prej 116.4 milionësh në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Kjo rënie u ndikua prej ofertës së zvogëluar nga Qeveria e Kosovës, e cila zvogëloi shumën e letrave me vlerë të emetuara, më konkretisht ato me maturim prej 91 dhe 182-ditësh. Deri në mars 2015 kalendari i publikuar për letra me vlerë ka pasur gjithsej 5 ankande, prej të cilave, 1 me afat maturimi 91 ditë, 1 me afat maturimi 182 ditë, 2 me afat maturimi 364 ditë, si dhe 1 ankand me afat maturimi dyvjeçar”, është thënë në raport.

Krahasuar me vitet e kaluara, BQK-ja ka njoftuar se ka një orientim më të madh drejt emetimit të letrave me vlerë me afat më të gjatë maturimi. “Kjo zhvendosje u ndikua nga ana e ofertës dhe normave të interesit më të larta në instrumentet afatgjata”, është bërë me dije në raport. Po ashtu, BQK-ja ka bërë me dije se që nga fillimi i emetimit të letrave me vlerë në vitin 2012, shuma e ofertuar vazhdimisht ka tejkaluar shumën e shpallur në ankande prej Departamentit të Thesarit në kuadër të Ministrisë së Financave.

“Në mars 2015 raporti në mes të shumës së ofertuar dhe asaj të shpallur në ankande ishte 1.9 herë më i lartë, që është raport i ngjashëm në mars 2014. Rritja e përshpejtuar e kreditimit bankar gjatë tremujorit të parë 2015 si dhe ngadalësimi i rritjes së depozitave mund të kenë ndikuar që kërkesa për letra me vlerë nga bankat të mos shënojë rritje të mëtutjeshme”, ka njoftuar BQK-ja.

Sipas BQK-së, ndikim të ngjashëm mund të ketë pasur edhe zhvendosja e një pjese të konsiderueshme të mjeteve të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës nga BQK-ja në sektorin e jashtëm. “Norma mesatare e interesit në letrat me vlerë në periudhën janar-mars 2015 ishte më e lartë 1.8 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (1.2 për qind). Zhvendosja e emetimit të letrave drejt atyre me maturim afatgjatë ka ndikuar që norma mesatare e interesit gjatë kësaj periudhe të jetë më e lartë krahasuar me periudhën paraprake”, është thënë në raportin e BQK-së për vlerësimin tremujor të ekonomisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)